Deputeti i AAK-së infektohet me COVID-19

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ai tha se tashmë gjendet në izolim. Tutje, Tahiri thotë se edhe është pse i vaksinuar me dy doza, virusi ka simtoma jo të lehta.

“Pas testimit, kam marrë konfirmimin se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Edhe pse i vaksionuar me dy doza, virusi ka simtoma jo të lehta, e në veçanti për ata që kanë probleme tjera shëndetësore”, ka thënë ai.

“Duke ju uruar shëndet për ju dhe familjet tuaja, lutem për sa më pak të infektuar, e ata që tashmë janë pozitivë ta kalojnë sa më lehtë.”