Postimi i tifozit të Arsenalit në mbështetje të Xhakës “pushton” internetin

Një tifoz i Arsenalit ka kritikuar bashkëpërkrahësit e skuadrës londineze për fyerjet që ia bën mbrëmë Granit Xhakës.

The Gunners ishte duke fituar 2-0 ndaj Crystal Palaces që në pjesën e dytë arritën t’i barazonin shifrat, derisa mesfushori shqiptar ishte fyer nga tifozët e klubit gjersa po largohej nga fusha.

Por, një tifoz i Arsenalit ka bërë një postim në Twitter, duke u bërë me dije bashkëpërkrahësve të Arsenalit se ata janë duke bërë një gjë të ndyrë.

“Eboue ishte vërshëllyer, Ramsey dhe familja e tij ishin abuzuar, Wenger ishte abuzuar, Mustafi dhe Xhaka janë vërshëllyer dhe shënjestra tjetër do jetë Unai”, ka shkruar ai në llogarinë e tij.

“Kjo vije nga një bazë e tifozëve që flasin për klasin tonë, traditën dhe historinë me krenari. Çfarë tifozë toksik jemi bërë”, ka shtuar ai më tej.

Tifozët e Arsenalit kanë vazhduar me fyerje për Xhakën edhe në rrjetet sociale, duke kërkuar që t’i merret shirit i kapitenit.