Deputeti i LV-së: Në disa lagje rryma ndalet 6 orë, e në disa fare

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar KEDS-in për reduktime selektive ndaj disa lagjeve të kryeqytetit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në disa lagje rryma të ndalet deri në 6 orë, kurse në në disa të tjera nuk ndalet fare. “Në disa lagje rryma ndalet deri në 6 orë në ditë, ndërsa kemi lagje ku energjia nuk ndalet fare. KEDS nuk guxon t’i privilegjoj lagjet e caktuara me energji elektrike, ndërsa lagjet në periferi t’i diskriminojë duke i lënë në terr me orë të tëra”, ka shkruar ai.