Deputeti i VV-së: Kur kam dal në korridor, jam sulmuar fizikisht nga deputetët Shala dhe Gashi

Deputeti i VV-së, Gazmend Gjyshinica në një konferencë për media ka thënë se pas mbledhje në Komisionin për Punë të Jashtme, është sulmuar nga dy deputetët e LDK-së, Kujtim Shala dhe Arben Gashi.

“Sot në mbledhjen e sotshme kemi pasur për raprotim ministren e Punëve te Jashtme e Diasporës. Ne si deputet të VV-së kemi nisur një iniciativë qe shpërfaq degradimin qe po ndodh ne MPJ. Kur kam filluar te shpalos kanë nisur sulmet verbale si nga kryetarja e komisionit dhe deputetë të LDK-së.”

“Unë mbeta  pak më vone për të dalë, dhe momentin që kam dal në korridor, jam sulmuar fizikisht nga deputetët  Kujtim Shala dhe Arben Gashi.  Nuk qëndron se kam përdorur fjalor te paarsyeshëm. Ekzistojnë incizimet dhe te gjitha faktet.”, u shprehë Gjyshinca.