Publikohen pamjet nga baza e NATO-s në Kuçovë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga baza ajrore e NATO-s në Kuçovë që pritet të hapet shumë shpejt.

Kjo bazë do të luajë rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s.

Gjitashtu do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore.

Përbëhet nga një infrastrukturë e avancuar për avionët luftarakë dhe ata të trasnportit të Aleancës.

“Mirëmëngjes dhe nga Baza Ajrore Taktike e NATO-s që hapet së shpejti në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s, duke shërbyer edhe si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./