Deputeti i VV-së: Nëse nuk janë bërë ndryshimet në Kodin Civil do të votoj kundër

Njëri prej deputetëve të Vetëvendosjes që ka votuar kundër Kodit Civil, ka qenë Eman Rrahmani.

I njëjti ka thënë sot për Front Online se nëse përmbajtja e këtij kodi është e njëjtë do të votoj përsëri kundër.

“Prapë e them që nëse është përmbajtja e njëjtë për ato që kemi votu kundër, prapë kundër do të votojë”, ka thënë Rrahmani për Front Online.