Deputeti i VV-së: Taksa do të hiqet, këtu s’ka dilemë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka deklaruar se taksa 100% e vendosur ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës do të hiqet dhe se për këtë s’ka dilemë.

Abrashi tha se problemi i vërtetë i çoroditjes është prishja e shtrofullave të krimit nga pushteti i ri.

Ky është postimi i plotë:

Taksa do të hiqet. Këtu s’ka dilemë.
Problemi i vërtetë i çoroditjes së tyre publike është prishja e strofullave të krimit nga pushteti i ri. Pra jo nga dashuria ndaj SHBA-ve por frika nga humbja e salltaneteve. Dhe mafia këtë punë ka, mbrojtjen e territorit dhe interesave me çdo arsyetim.

Pa PANik.