Deputeti që e kundërshtoi Trustin 53 mijë € të hyra dhe 15 mijë € në bankë

Në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë e tij e ka deklaruar edhe deputeti i Vetëvendosjes, Armen Muja.

Muja, i cili edhe ka qenë kundërshtuesi më i madh për të tërhequr mjetet nga trusti, ka pasuri jo edhe të vogël.

Ai ka deklaruar se ka të hyra vjetore në vlerë pre 53 mijë eurove si dhe 15 mijë euro në bankë, transmeton Front Online

Muja, po ashtu ka deklaruar se ka një banesë e cila kap vlerën e mbi 58 mijë eurove si dhe një veturë në vlerë prej 6400 euro./Front Online

Pasuria e plotë e deputetit Muja e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit:

https://akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimet2023/Kuvendi%20i%20Republikës%20së%20Kosovës//Armend%20Muja.pdf?fbclid=IwAR2GzGK0kvuN6opKLY_SKWCkNPXJ4ASXWT5m_PzouD7D3Rdbl_MgRDKdi_0