Deputetja e VV’së ia uron fitoren kryetarit të Vushtrrisë nga PDK: ‘Urime dajo fitorja’

Deputetja e VV’së i ka uruar fitoren kandidatit të PDK’së në Vushtrri, Ferit Idrizit.

Vasfije Krasniqi-Goodman, përmes një komenti në profilin e Ferit Idrizit, i ka uruar atij fitoren në Vushtrri duke shkruar ‘’urime fitorja, dajo.’’

Derisa edhe Idrizi i është falënderuar Krasniqit, duke shkruar ‘’ Faleminderit për urimin mbesa ime, deputete e nderuar Vasfije. Shëndet dhe mirësi në familje.’’

Idrizi doli i pari në garën për komunën e Vushtrrisë, duke lënë pas kundërkandidatin nga LDK, Xhafer Tahiri.