Deputetja Krasniqi përgënjeshtron Kryeministrin Kurti

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Albin Kurti në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri, për zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Krasniqi, ka përgënjeshtruar deklarimet e Kryeministrit Kurti në këtë forumë i cili po zhvillohet në Prishtinë, duke mohuar se janë krijuar vende të reja të punës dhe se nuk ka pasur zhvillim ekonomik.

E para, nuk ka asnjë të dhënë zyrtare që e dëshmon se kjo Qeveri ka krijuar vende pune për 25 mijë persona. Të vetmet punësime për të cilat mund të japin statistika, janë ato për familjarët e tyre që i kanë rahatuar në institucione të ndryshme publike, deri në KEK.

Dhe e dyta, rritja ekonomike nuk ka ndodhur, përkundrazi qytetarët janë varfëruar. Kjo është evidente edhe në raportin e fundit të FMN ku thuhet se rritja ekonomike në Kosovë, është më e vogla në 10 vitet e fundit“, ka shkruar Krasniqi, në reagimin e saj në publik.
Qeverinë Kurti, ajo e ka quajtur “qeveri mashtruese”./Fokusi.info/