Burim Dërmaku merr titullin “Doktor Shkence” për “Lidership”

Tani Anamorava dhe Kosova ka edhe “Doktor shkence” për “Lidership”.

Burim Dërmaku ka përfunduar doktoraturën për “Lidership” në universitetin shtetror në Sofje të Bullgarisë dhe sipas të dhënave është edhe “Doktor shkence” i pari në Kosovë për “Lidership”.

Ja postimi i plotë:

Sot mbrojta disertacionin e doktoratës me temë: “Ndikimi i stileve të lidershipit në motivimin e punonjësve të korporatave në Kosovë” për dhënien e gradës arsimore dhe shkencore “Doktor” , “Shkencat e Komunikimit Publik dhe Informacionit” në programin e doktoratës “Lidershipi”.

Kryetari i Jurisë Shkencore: Prof. D.Sc. Stojan Georgiev Denchev Vlerësuesit: Prof. Dr. Evgeni Petrov Manev Prof. Ph.D. Galya Todorova Gerçevë-Nestorova Opinione: Prof.D.Sc. Stojan Georgiev Denchev Prof. Dr. Krassimir Markov Markov Prof. Ph.D. Zhelyazko Dimitrov Stoyanov.

Faleminderit së pari zotit dhe familjes, profesorëve dhe të gjithë atyre që më përkrahen. Bachelor & Master kam përfunduar në Universitetin e Prishtinës dhe tani PhD (Doktoraturë) për “Lidership” , duke marr titullin “Doktor shkence” në universitetin shtetror – University of Library Studies and Information Technologies in Sofia, Bulgaria.

“Ëndrrat nuk bëhen realitet vetëm sepse ti ëndërron për to. Është puna e vazhdueshme që realizon gjithçka. Edhe … Ëndrrat e mia u bënë realitet, por une punova shumë”.