Dërgimi i Fondit Sovran në Kushtetuese, Statovci e quan hipokrizi

Deputetja Jeta Statovci ka reaguar ndaj vendimit të LDK-së për të dërguar në Kushtetuese Fondin Sovran.

Sipas saj, ky fond po dërgohet në Kushtetuese nga partia që vet e ka votuar si pjesë të programit qeverisës në vitin 2020.

Një gjë të tillë, Statovci e quan “hipokrizi”.

“Ne vitin 2011, kishte 51.5 milionë fitim, kurse në vitin 2016 shënoi humbje 51.1 milionë euro. Për vetëm 5 vite, diferencë për 102.6 milionë euro, ky është talent i vecantë shkatërrues. Kurse tani, Telekomi raporton fitim neto 5.9 milionë euro (janar-nentor 2023)” ka thënë mes të tjerash Statovci, duke marrë shembullin e Telekomit.