Deri në 2 orë pritje në Merdarë

Pritjet po vazhdojnë. Qytetarët për të dalë nga Kosova, në pikëkalimin kufitar, Merdarë janë duke pritur rreth dy orë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftoi se në orën 10:31, qytetarët po presin nga 100 deri në 120 minuta në Merdarë.

Ndërkaq, në hyrje pritjet janë 3-5 minuta. Ndërsa, në pikëkalimet e tjera kufitare, hyrjet dhe daljet e qytetarëve po zgjasin nga 3 deri në 5 minuta.