Dështon Projektligji i sponsorizuar nga PDK-ja për pensionet e policëve dhe punonjësit e IPK-së

Kuvendi i Kosovës nuk ka votuar Projektligjin nr.08/L-160 për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore.

Ky Projektligj ishte sponsorizuar nga PDK-ja. Deputetët e partisë opozitare PDK para së të votohej, argumentuan se ky Projektligj është shumë me rëndësi për punonjësit e sistemit të sigurisë në vend.