Detaje mbi shoferin në kamionin e të cilin u ngrinë 39 kufoma të emigrantëve

Kjo është fotoja e parë e shoferit të maunes që është arrestuar nga policia si i dyshuar për vrasjes, pasi në karrocerinë e automjetit të tij u gjetën 39 kufoma.

Mo Robinson është shoferi 25-vjeçar, në brendësi të kamionit të cilin ai drejtonte u gjetën 39 trupa të pajetë.

Mediat britanike kanë publikuar foton e të riut, i cili është arrestuar si i dyshuar për vrasje.

Robinson është nga Irlanda Veriore, ndërsa postimet e tij në rrjetet sociale tregojnë se i riu bën udhëtime të shpeshta në Suedi dhe Danimarkë.

Ai nuk ka në pronësi asnjë kamion, por është i regjistruar si punonjës në një kompani irlandeze në qytetin portual të Varna në Bullgari, përcjell javanews.al.

Kamioni ishte i parkuar pranë një magazine në zonën industriale të Essex në Britani të Madhe.

Dyshohet se 39 viktimat, në mesin e të cilëve edhe një adoleshent, janë emigrantë.

Autoritetet britanike janë duke punuar për të identifikuar viktimat dhe origjinën e tyre.

Hetuesit besojnë se kamioni ishte nisur nga Bullgaria, duke kaluar më pas ka shkuar në Belgjikë dhe prej andej ka mbërritur në portin e Purfleet, Essex.