Detaje nga mbledhja e LDK-së, ky është i vetmi kandidat për kryeministër

Emri i Isa Mustafës është i vetmi që po diskutohet për t’ia nisur Presidentit Hashim Thaci si të nominuar për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Së paku kështu i kanë thënë gazetës inFokus zyrtarë të kësaj partie nga brenda takimit ku është diskutuar deri më tani në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së që po zhvillohet nga mëngjesi i së enjtes.

Siç merr vesh gazeta inFokus, deri më tani nuk ka ndonjë emër tjetër përveç Isa Mustafës që po diskutohet për kryeministër.

Këtë mbledhje e kishte konfirmuar gjatë së mërkurës kryetari i LDK-së Isa Mustafa pas takimit konsultativ që presidenti Hashim Thaçi e kishte me të gjithë liderët e partive politike.

I pari i LDK-së ka deklaruar se kjo parti është e gatshme që të udhëheqë me qeverinë e re.