Detaje të reja nga aksidenti fatal në Çagllavicë: Në momentin kritik, makina dyshohet se po lëvizte me shpejtësi 285 km/h

Një  vetaksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, te rrethi i Çagllavicës.

Në ora 04:40 t ka ndodhur një aksident fatal në Çagllavicë. Si pasojë ka humbur jetën, Arbnor Ademi, 35-vjeçar nga komuna e Lipjanit.

Ai ka vdekur në vend, pas përplasjes me shtatë makina të tjera të cilat ishin të parkuara në një autosallon.

Sipas dyshimeve të para të policisë, shpejtësia e madhe mund të jetë shkaktari kryesor i këtij aksidenti me pasojë vdekjen.

Ndërsa, 8 zjarrfikësve u janë dashur 2 orë e gjysmë për ta nxjerrë trupin e viktimës nga makina.