Detaje të reja për therjen me thikë në rrugën “Muharrem Fejza”

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë një person, pasi i njëjti dyshohet se bashkë me një person tjetër kanë sulmuar me thika dy persona tjerë. I dyshuari i dytë gjendet ende në arrati, kurse të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË, NË BASHKËKRYERJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE / Rr. Muharrem Fejza (NN) 05.07.2022 – 17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se bashkë me një tjetër të dyshuar mashkull kosovar i cili gjendet në arrati kanë sulmuar me thika dy viktimat meshkuj kosovar duke iu shkaktuar lëndime trupore. Viktimave iu është ofruar trajtim mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes nga ku kanë sekuestruar dy thika të cilat dyshohet se janë përdorur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.