Dhënia e dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj (video)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.

“Dorëheqja është e parevokueshme”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë pasi atij i ka ardhur një ftesë nga Gjykata Speciale.

“Jam ftuar që të intervistohem si i dyshuar nga Dhomat e Posaçme të Gjykatës Speciale”.

“Kam velerësuar se atje nuk mund të paraqitem si kryemintër, por si një qytetar i Kosovës – do të paraqitëm javën e ardhshme”.