Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë me temperatura maksimale të cilat pritet të  luhaten nga 34 deri në 38 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë.

Edhe ditëve të ardhshme na pret mot jashtëzakonisht i nxehtë dhe kryesisht me diell me ndonjë zhvillim të izoluar të vranësirave në disa rajone të cilat pritet të kushtëzojnë ndonjë rrebesh ose stuhi të izoluar shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Në shumicën e territorit nuk priten reshje ose stuhi.

Të shtunën rrebeshet pritet të jenë më të zgjeruara dhe priten edhe stuhi të fuqishme të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Njëkohësisht nga e shtuna dhe e diela priten ulje të lehta të temperaturave.

Në bregdet dhe jug të Shqipërisë çdo ditë nxehtë, me diell dhe pa reshje.

Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta apelohet për kujdes të shtuar edhe për personat e shëndoshë madje e lëre më për personat e ndjeshëm, fëmijët dhe të moshuarit. Duhet ikur rrezeve diellore nga ora 10 deri në orën 16. Veçanërisht duhet pas kujdes që mos ti ekpozoheni diellit për një kohë të gjatë./Meteoballkan