Dhjetëra vetura me serb futen në Kosovë përmes Merderares, a do të futen në karantinë? (video)

Më shumë se dhjetë vetura janë futur në Kosovë, përmes pikës kufitare në Merdare.

Indeksonline ka arritur të sigurojë pamje nga kjo pikë kufitare ku shumë automjete, në mesin e tyre edhe Autoambulanca kanë hyrë drejt territorit të Kosovës.

Nuk dihet nëse të njëjtit do të futen në karantinë , siç edhe po veprohet me çdo person që po hyn në Kosovë që nga fillimi i përhapjes së virusit COVID-19.