Dhunë në futbollin turk, tifozët futen në fushë dhe godasin futbollistët e Fenerbahçes

Tjetër ngjarje e shëmtuar kë ndodhur në futbollin turk. Në përfundim të ndeshjes mes Trabzonspor dhe Fenerbahçes, e cila u fitua nga miqtë 2-3 me një gol në fundin e takimit, tifozët u futën në fushë dhe u përleshën fizikisht me futbollistët kundërshtarë.

Gjithçka nisi pas mbylljes së takimit dhe festës që miqtë nisën të mbajnë në mesin e fushës. Pamje të rënda janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, ku në një prej tyre shihet ish-futbollisti i Chelsea-t, Batshuayi, i cili rrëzon në tokë dy tifozë të Trabzonspor.

Forcat e sigurisë tentuan të reagojnë, por me dhjetëra tifozë u futën në fushë duke e bërë të pamundur ndalimin e tyre. Futbollistët e Fenerbahçes vrapun drejt dhomave të zhveshjes.