Dialogu, njëri prej prioriteteve të Limajt (video)

Është njëri ndër pretendentët për detyrën e kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme të 6 tetorit.

E nëse e arrin këtë qëllim, Fatmir Limaj, njërin nga prioritetet do ta ketë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.

Për planet që ka në këtë aspekt, ai foli më gjerësisht të enjten kur iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve si i ftuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, njofton Klan Kosova.

Sipas zëvendëskryeministrit në dorëheqje, bisedimet me Serbinë duhet të jenë transparente, të zhvillohen me integritet dhe profesionalizëm si dhe në të përfshihet edhe Kuvendi e veçanërisht edhe opozita e ardhshme.

Madje për këtë temë, Limaj është i bindur se do të ketë edhe përkrahjen e ndërkombëtarëve.