Digjet një furrë buke në Prizren

Një person ka raportuar të mërkurën në polici se i është përfshirë nga zjarri furra e bukës.

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Prizren, ku sipas viktimës nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale dhe nuk ka ndonjë person të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.