Digjet një pikë statike e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës

Një pikë statike (kontejner) e Policisë së Kosovës është djegur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit te tre rrokaqiejtë në veri të Mitrovicës.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

“Po rreth orës 03:00 të mëngjesit është djegur pika statike e Policisë së Kosovës”, ka thënë Elshani.Ndërkaq, Telegrafi merr vesh nga burimet se djegia e saj është bërë me lëndë djegëse (me mjete piroteknike).