Rrahje mes nxënësish në Drenas, arrestohen dy të mitur – i treti në arrati

Një rrahje mes nxënësish ka ndodhur në afërsi të shkollës së mesme në fshatin Poklek të Drenasit.

Sipas policisë, në lidhje me rastin janë identifikuar tre të dyshuar, dy prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa personi i tretë është ende në arrati, kurse viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.

|Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze në drejtim të veprave penale” Vrasje në tentativë” si dhe” Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, në njoftimin e policisë bëhet e ditur se dy të arrestuarit janë të mitur të moshës 16-vjeçare, të cilët janë dërguar në mbajtje prej 24 orësh.