Digjet pylli në Sharban të Prishtinës (Video)

Në mesin e shumë zjarreve të shkaktuara sot në Prishtinë, një i tillë ka qenë edhe në fshatin Sharban të kryeqytetit.

Sipas një banori të këtij fshati, është djegur një pjesë e tokës së pyllit.

Në anën tjetër, Brigada e Zjarrfikësve deklaroi më herët gjatë ditës se shumica e zjarreve po shkaktohen qellimisht, për të djegur barishtat e thata dhe pastrimin e oborreve.

Indeksonline