Këshilltari i Presidentit: Kurti Le t’i merr me veti 82 deputetët që e kanë shkarkuar dhe le të shkojë në Bruksel për të dialoguar me Lajçakun

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Adil Behramaj ka komentuar letrën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, drejtuar Lajçakut ku i thotë se do ta drejtojë ekipin negociator, ndërsa Presidenti Hashim Thaçi do të jetë anëtar, transmeton Fokusi.info.

Përmes një postimi në Facebook, Behramaj ka dhënë një ide për Kurtin, sa i përket ekipit të dialogut.

Ai i ka thënë Kurtit që t’i merr me vete 82 deputetët që e kanë shkarkuar dhe le të shkoj në Bruksel për të dialoguar me Lajçakun.

“Një ide për ekipin e dialogut të Albin Kurtit, i cili po pretendon ta mbajë të kapur Qeverinë. Le t’i merr me veti 82 deputetët që e kanë shkarkuar dhe le të shkojë në Bruksel për të dialoguar me Lajçakun”, ka shkruar Behramaj në Facebook.

Postimi i plotë: