Digjet trafo në Prizren, banorët ndjehen të rrezikuar (VIDEO)

Banorët e lagjes “Arbanë”, rruga “Gonxhe Bojaxhiu”, në Prizren janë ankuar se kanë mbetur pa rrymë që nga 31 dhjetori për shkak të prishjes së një trafoje, e cila edhe po paraqet rrezik.

Njëri prej banorëve që ka dërguar edhe video në adresën e portalit klankosova.tv ka thënë se me këtë defekt përballen që një kohë të gjatë, por se në periudhën e dimrit bëhet edhe më problematike.

Po ashtu, ai ka shtuar se ekipet e KEDS e kanë rregulluar, por vetëm përkohësisht.

Për këtë klankosova.tv ka dërguar pyetje në drejtim të KEDS dhe është në pritje të përgjigjes.

Më poshtë video nga djegja e trafos: