Kastrati deputetes të VV-së: Votojeni Trustin në emrin e asaj frizeres që t’i ka ndreq flokët

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati në seancën e Kuvendit ka folur për tërheqjen e mjeteve nga Trusti ku pritet që projektligji të dalë në votim.

Kastrati iu drejtua deputetes të VV-së, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku duke i bërë thirrje që ta votoij Trustin “në emrin e asaj frizeres që t’i ka ndreq flokët”.

Ndryshe, deputetja e VV-së, kishte treguar përmes faqes së saj në Facebook një rrëfim. Ajo shkroi se çfarë i ka thënë frizerja e saj ku rregullisht shkon, për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

“Unë fle rahat, sepse nuk kam frikë që kur të zgjohem do të kuptoj se Kryeministri ynë ka nënshkruar ndonjë marrëveshje të dëmshme për vendin”, kishte shkruar ajo në Facebook.

Kjo deputete e pushtetit thotë se është e befasuar për mirë kur ka dëgjuar këtë nga ajo.

“U befasova për të mirë, kur e dëgjova këtë nga një parukiere në sallonin që e frekuentoj. Vetëdija qytetare fatmirësisht është shumë më e lartë, në raport me atë që servohet shpesh nga studiot televizive me tentativë të kotë në deformimin e opinionit public”, ka shkrua Kollçaku.

Ky është tentimi i dytë për të kaluar projektligji i hartuar që u lejon qytetarëve të marrin një përqindje të kursimeve të tyre, si ndihmë në periudhën post pandemike dhe pas rritjes së inflacionit.