Disa orë para ndeshjes në Air Albania, tifozët kuqezi këndojnë në rrugë e lokale

Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 1-1 kundër Moldavisë ditën e premte dhe zyrtarisht kuqezinjtë janë në fazën finale të Europianit 2024, që do zhvillohet verën që vjen në Gjermani.

Sonte është ndeshja e fundit me Ishujt Faroe, e cila do të luhet në Air Albania.

Disa orë para ndeshjes që pritet të nisë në orën 20:45, qindra tifozë të kombëtares, në pjesë e madhe të ardhur nga Kosova dhe diaspora kanë mbushur rrugët dhe lokalet e kryeqytetit duke kënduar këngë patriotike.

Të veshur me simbole kombëtare dhe flamuj kuqezi tifozët kanë krijuar një atmosferë fantastike këtë të hënë në Tiranë.