Vedati i Stupcave me postim emocional pas transferimit në Basel të futbollistit Edon Zhegrova

Edon Zhegrova është prezantuar te Baseli dhe do të mbajë të veshur fanellën me numrin 30. Talenti i Kosovës ka kompletuar transferimin nga Genku te Baseli.

Ai i bashkohet Baselit në formë huazimi për një sezon e gjysmë, deri në edicionin 2019/20, me klubin zviceran që thotë se ka opsionin për ta blerë 19-vjeçarin në fund të vitit 2020.

Në këto momente të jashtëzakonshme talentit të Kosovës është duke i qëndruar afër miku i tij më i mirë, Vedat Bajrami (aktor i grupit Stupcat).

Ai është gëzuar për kalimin e Zhegrovës te Baseli, duke postuar në llogarinë e tij në Instagram deklaratën e parë të Zhegrovës si futbollist i Baselit, teksa shkruan: “Urime Edon, tre kosovarë në FC Basel”.