Diskutohet për hapjen e përkohshme të pikë kalimit kufitar në Restelicë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me deputetin e Kuvendit të Kosovës Adem Hoxha dhe zv/ministrin Hamza Balje.

Përmes një postimi në Facebook, është njoftohet se është diskutuar për hapjen e përkohshme të pikë kalimit kufitar në Restelicë, që lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Postimi i plotë i tij: 

Me qëllim të zhvillimit të agroturizmit dhe lehtësimit të qarkullimit të banorëve nga rajoni i Dragashit, prita sot në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës Adem Hoxha dhe zëvendësministrin Hamza Balje, me të cilët biseduam për hapjen e përkohshme të pikë kalimit kufitar në Restelicë, që lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Ky rajon, së shpejti do të gëzojë edhe rrugën e re regjionale, investim i Qeverisë së Kosovës dhe kërkesat për ndërmarrjen e veprimeve të tjera, për t’i ndihmuar banorët dhe për ta zhvilluar turizmin në këtë zonë, do ta kenë gjithmonë përkrahjen tonë.

RH