AAK-ja në Viti e mbështet kandidatin e VV-së për kryetar të komunës

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Viti do të mbështes kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arsim Ademi, për në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

“Konform statutit, dhe pas konsultimit me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK, Dega e Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës në Viti ka marrë vendim që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetar të Komunës së Vitisë të mbështesim kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arsim Ademi”.

“Përmes kësaj deklarate, njoftojmë gjithë opinionin se Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK, Dega në Viti me të gjithë strukturat e saj është në mbështetje të fuqishme për Dr. Arsim Ademin, për Kryetar të Komunës së Vitisë, çdo deklarim ndryshe nga cilido individ, që është ndryshe nga vendimi/vullneti i Kryesisë së Degës është opinion personal dhe nuk paraqet qëndrimin zyrtar të Degës. Për Degën e AAK-së, në Viti, nga sot Arsim Ademi është kandidat edhe i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me bindjen se nga nesër do të jetë edhe Kryetar i Komunës së Vitisë”,thuhet në njoftimin e AAK-së në Facebook .