Dita e Kosovës: Edhe Nora Gjakova kualifikohet në finale

Pas Majlinda Kelmendit, finalen në Lojërat Olimpike Evropiane në Minsk e ka siguruar edhe xhudistja Nora Gjakova.

Nora Gjakova është treguar superiore në luftën gjysmëfinale kundër portugezes Telma Monteiro, të cilën e mposhti me ippon në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Blloku final zhvillohet prej orës 16:00 me kohën tonë lokale, kurse Majlinda e Nora pritet të luftojnë pas orës 16:30.

Gjysmëfinalja e Nora Gjakovës me portugezen Monteiro: