Ditëlindja e Hamëz Jasharit, Besarta me dedikim prekës nga shtëpia ku ai u flijua

Besarta Jashari feston sot ditëlindjen e babait të saj, heroit Hamëz Jashari.

Përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar foto nga vendi ku ai u flijua, ajo ka rrëqethur me fjalët për të.

Ajo ka thënë se aty ai këndonte për mëmëdheun dhe aty gjylja e topit iu shkri në gjoks.

“Me kujtimet e fundit me ty babush, atëherë kur beteja e familjes tonë, u bë orientim kohor i kombit shqiptar… të uroj ditëlindjen”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Postimi i saj i plotë:

Babushi, këtu e dikur!

I thoshim shtëpia e dytë, deri sa u bë vendi i flijimit tënd babush. Këtu ku këndoje “për mëmëdheun” dhe mbroje pragun e nderin.
Këtu, ku gjylja e topit në gjoks tu shkri…

Me kujtimet e fundit me ty babush, atëherë kur beteja e familjes tonë, u bë orientim kohor i kombit shqiptar… të uroj ditëlindjen.

Vajza jote krenare, Besarta.