Djali i Remzi Hoxhës i reagon ashpër Sali Berishës: Na trego të vërtetën, s’është zhdukur një insekt!

Djali i Remzi Hoxhës i reagon ashpër Sali Berishës: Na trego të vërtetën, s’është zhdukur një insekt!

Flakron Hoxha, djali i biznesmenit të njohur shqiptar, i zhdukur 24 vjet më parë, Remzi Hoxha, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook.

Ai i ka bërë thirrje ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, që ta tregojë të vërtetën rreth zhdukjes së babait të tij.

“Nuk ke zhduk insekt, por ke zhduk njeri shumë të madh, me shumë vlera te mëdha, ma të mëdha se sa mendon ti dhe pisat qe i kanë zbatuar dhe i zbatojnë urdhërata tua te pista”, është shprehur ai.

Postimi origjinal:

O Sali Berisha …. hajde bonu burr’ tregoje te vërtetën, hajde bonu burr’ dilna para fytyrë, hajde t’bojm llaf pak, e mos ik si “laviret” (me falni për fjalorin, me falni qe i nënvlerësova laviret).

Nuk ke zhduk insekt, por ke zhduk njeri shumë te madh, me shumë vlera te mdhaja, ma te mdhaja se sa mendon ti dhe pisat qe i kanë zbatu dhe i zbatojnë urdhërata e tua te pista!!!

24/7 me ke ne dispozicion, hajde dilem para syve te tregoj unë ty se qfar dhembje i ke shkaktu familjes tone dhe te dashurve tone, se çfarë humbje i ke shkaktu te gjithë popullit Shqiptar’

Veq eshtrat e trupit te Babait tone po i kërkojmë, me e varros’ ashtu si e meriton nje hero i popullit, nje njeri faqebardhe.

Nëse mendon qe e vërteta nuk do te del ne shesh, e ke shumë gabim, nese ti nuk jep përgjegjësi për zhdukjen e babait tim shumë te dashur, atëherë nuk po ia dojshe te mirën pasardhësve tu.

Pa pik’ respekti,

FLAKRON REMZI HOXHA

#idiot .