Do të dërgohen edhe rreth 700 ftesa nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale me seli në Hagë, që nga janari ka dërguar ftesat e para drejtuar komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së.

Kohëve të fundit, kjo gjykatë i ka intensifikuar ftesat për ish ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e që deri më tani janë dërguar rreth 60 ftesa.

Këto ftesa do të intensifikohen më shumë, dhe siç kishte njoftuar Gjykata Speciale, raporton Radio Televizioni i Kosovës (RTK), e do të dërgohen rreth 700 ftesa./Fokusi.info/