Kurz gati për ta rifituar kancelarinë austriake pas zgjedhjeve

Sebastian Kurz është në rrugën e duhur për t’u rikthyer si kancelari i Austrisë.

Parashikimet tregojnë se Partia e Popullit fitoi zgjedhjet e parakohshme falë partnerit të tij të rradhës të qeverisë, Partisë së Lirisë.

Grupi konservator i Kurzit po thuhet të ketë fituar 37.2% të votave, sipas parashikimeve të raportuara nga transmetuesi publik ORF.

Krahasuar me votimin e vitit 2017, Partia e Popullit zgjeroi epërsinë e saj ndaj rivalëve politikë. Socialdemokratët, grupi më i madh i opozitës, morën vetëm 22% e që është rezultati i tyre më i keq në zgjedhjet nacionale që nga Lufta e Parë Botërore.