Dodik: Asociacioni një ditë do të bëhet Republikë Serbe

Presidenti i Republikës Serbe në Bosnje, Mirolad Dodik ka folur rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Ai për klix.ba ka thënë se kjo bashkësi një ditë do të kthehet në ekuivalencë me Republikën Serbe në Bosnje e Hercegovinë.

“Është shumë mirë që thonë kështu, një ditë do të jetë Republika Srpska. E kam fjalën në kuptimin e saj thelbësor. Epo, do të quhet Bashkimi i Komunave Serbe, do të ketë funksione ekzekutive të qeverisë siç ka Rrepublika Serbe.

Marrëdhëniet speciale me Serbinë siç ka Rrepublika Serbe. Ky është problem për ta dhe kjo është e gjithë historia”, ka thënë ndër tjerash ai.

Pra, sipas tij, Asociacioni që kërkohet të themelohet në Kosovë do të jetë me kompetenca, ani pse për një gjë tillë të kundër garantojnë amerikanët.

Këta të fundit e kanë thënë vazhdimisht se në Kosovë nuk do të ketë një republikë të tillë.