Një i vdekur e 842 të prekur me COVID-19 në Kosovë

Një person vdiq nga COVID-19 e 842 të tjerë rezultuan pozitivë, njofton Ministria e Shëndetësisë të martën.

Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit u shëruan 110 pacientë, ndërsa u kryen 2.059 testime.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 6.418.