Doktoresha Vjollca Islami tregon si u sulmua nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së (Video)

Udhëtimi i zakonshëm i punës, iu bë i frikshëm.

Ortopedja Vjollca Islami u sulmua nga qentë mëngjesin e së enjtes, derisa po shkonte në punë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Brenda hapësirave spitalore, kafshët endacake iu turrën, duke i shkaktuar lëndime trupore e psikike, njofton Klan Kosova.

Mjekja thotë se megjithatë, ia arriti që të mbrohet disi, duke i shpëtuar më të keqes.

https://youtu.be/i9Z0eDvh4Ok