Shifra të frikshme| Ukraina tregon sa fëmijë janë vrarë nga Rusia prej kur filloi lufta

Shifra të frikshme| Ukraina tregon sa fëmijë janë vrarë nga Rusia prej kur filloi lufta

Shifra të frikshme| Ukraina tregon sa fëmijë janë vrarë nga Rusia prej kur filloi lufta

Forcat ruse kanë vrarë 85 fëmijë dhe kanë lënduar më shumë se 100 që prej kur nisi pushtimi i Ukrainës rreth dy javë më parë.

Kjo është konfirmuar nga prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Irina Venediktova e cila ka thënë se veç kësaj, 369 institucione shkollore janë dëmtuar nga luftimet, 57 prej të cilave u shkatërruan plotësisht nga sulmet ruse, përcjell Fokusi.info.

“Granatimet e qëllimshme dhe brutale ndaj civilëve po vazhdojnë”, ka thënë ajo mes tjerash në një shkrim në llogarinë e saj në Twitter.

Gjatë së premtes, zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara ka thënë se janë identifikuar 42 fëmijë të vrarë, nga 579 civilë sa janë vrarë gjithsej, përcjell Fokusi.info.

Vrasjet dhe lëndimet janë shkaktuar kryesisht nga bombardimet e vazhdueshme, por Kombet e Bashkuara kanë theksuar se numri i vrasjeve është shumë më i lartë se sa që tregojnë të dhënat.

Sulmi i fundit gjatë mbrëmjes të së shtunës, raportohet se ka goditur një manastir në Donetsk të Ukrainës ku ishin strehuar me mijëra refugjatë, duke përfshirë 200 fëmijë./Fokusi.info/

As of the morning of March 13, 85 children had been killed as a result of Russian aggression. Deliberate and brutal shelling of civilians continues. 369 educational institutions were damaged, 57 of which were completely destroyed. #RussianWarCrimes

— Iryna Venediktova (@VenediktovaIV) March 13, 2022