Donika Gërvalla ka ende urrejtje për UÇK-në

Gazetarja e analistja, Kimete Berisha, ka komentuar shifrat e fundit alarmante që tregojnë se një numër i madh i kosovarëve po ikin nga vendi i tyre për në shtetet e BE-së.

Berisha me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se gjersa këto zhvillime po ndodhin kryeministri i vendit, Albin Kurti, “po merret me probleme planetare”.

“I tregon Amerikës se çfarë duhet t’i bëj Rusisë, e nuk di çfarë të bëj me çiften e Gërvallës, e cila e shfrytëzon pozitën e ministres për hakmarrje personale”, ka shkruar ajo.

Madje Berisha nuk ka hezituar ta quaj “të vonuar” ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila sipas saj ka ende urrejtje për UÇK-në.

Postimi i plotë:

Kosova po zbrazet;

Skllavopronarët po mbesin pa robër.

Nuk ka tregtar që nuk i ka eksploatuar punëtorët.

I kanë shfrytëzuar për bukë goje, pa mëshirë dhe me lejen e pushtetit.

Prandaj, po u mbetet pasuria shkret.

Qindra punëtorë kanë vdekur në vendin e punës, pronarët e bizneseve nuk kanë qenë në gjendje një kapuç t’ua blejnë ta mbrojnë kokën.

Sot, në një dyqan të njohur, i pashë tre fëmijë vajza nën moshën 15 vjeçare që ishin punësuar.

E Albin Kurti merret me probleme planetare.

I tregon Amerikës se çfarë duhet t’i bëj Rusisë, e nuk di çfarë të bëj me çiften e Gërvallës, e cila e shfrytëzon pozitën e ministres për hakmarrje personale.

Gërvala është e vonuar, i ka mbetur rremi i vjetër i urrejtjes së organizuar ndaj UÇK-së, nëpër klubet e diskotekat e Gjermanisë.

Albin Kurti na ka prishur mes vete, na ka armiqësuar, na ka varfëruar – ama nuk e ka ditur se çmimin e paguan Ai.

Na ka lënë pa çdo gjë – përveç pa tekst.

Prandaj, po bie.

Po bie, pa pasur nevojë për armik tjetër, veç vetes.

Ta përkrahësh sot Albin Kurtin do të thotë të jesh adhurues i rrenave, i fukarallëkut, i mashtrimit, i ekzodit, i dëshpërimit dhe i mjerimit!

P.S. Nuk shkon kështu.

…mirë nëse Glauku e ka kuptuar.