Thaçi për Clinton e Albright: Qofshi përjetë të bekuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, dhe për Ish-Sekretaren e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright, ka thënë “Qofshi përjetë të bekuar!”.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ai ka postuar edhe fotografi të pritjes për Clintonin dhe Albrightin.

Postimi i plotë:

Një dolli për miqtë e mëdhenj të popullit tonë, miqtë e Republikës së Kosovës, për presidentin Clinton, sekretaren Albright dhe miqtë tjerë në këtë darkë të përbashkët. Qofshi përjetë të bekuar! HTH