Donika Kadaj-Bujupi: Nuk jemi përgjegjës për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi

Donika Kadaj-Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se ish-kryeministri Ramush Haradinaj nuk është përgjegjës për ratifikimin e Demarkacionit por as edhe deputetët e këtij subjekti.

”Më 20 mars të 2018 e kemi rrëzuar marrëveshjen e qershorit të 2015-ës”.

”Nuk jemi përgjegjës për Demarkacionin me Malin e Zi. Taksën e kemi vendos dhe e mbajmë përgjegjësinë. Jemi para proceseve që e dimë si reagon Serbia për INTERPOL apo anëtarësime të reja në organizata”.

”S’ka arsye me e ngrit këtë temë deri në momentin kur Serbia reflekton”.

Kadaj-Bujupi tha se kjo është bërë nga raporti i Shpejtim Bulliqit dhe marrëveshja mes dy presidentëve, të Kosovës dhe atij të Malit të Zi, njofton Klan Kosova.

”Marrëveshja është nënshkruar nga një Qeveri tjetër. E kemi votuar raportin e Shpejtim Bulliqit dhe marrëveshjen ndërmjet dy presidentëve”.

”Raporti i Shpejtim Bulliqit dhe marrëveshja e dy presidentëve janë bazë për veprimet që do të ndodhin tutje. E përmendim Shpejtim Bulliqin sepse ne e kemi rrëzuar marrëveshjen e qershorit 2015-të”.