Dorëzohet Lulzim Basha, paraqitet në prokurori

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës.

I thirrur nga organi i akuzës, Basha paraqitet si i pandehur për të dëshmuar rreth çështjes së lobimit në SHBA.

Ndonëse, Basha refuzoi të paraqitet, këtë të mërkurë është paraqitur në Prokurori, pas vendimit të kësaj të fundit për të bërë shoqërimin e tij me forcë nëse nuk i përgjigjet ftesës brenda datës 20 qershor.

Gjithashtu, kujtojmë që një ditë më parë, në Prokurori është paraqitur dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Armen Ristani.