Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale tregon si ndodhi vrasja e gruas nga bashkëshorti i saj në Ferizaj

Gruaja që u vra pak më parë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj dyshohet se u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj.

Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha për Punë Sociale në Ferizaj, Adelina Rexhepi – Braha.

Ajo sqaroi se gjithçka ndodhi pasi bashkëshorti e kishte kthyer djalin e tyre në Qendrën për Punë Sociale, ku ishte e strehuar tashmë viktima.

“Bashkëshorti e ka vra bashkëshorten e tij. Kontaktin e kanë pas me marrëveshje, nëna e ka fëmijën edhe e ka pru fëmijën në ora 13:00 në qendër që me realize kontaktin me babën e tij. Djalin e ka marrë babai e ka dërgu në familje të vet, në shtëpi dhe pastaj e ka rikthyer në qendër”, tha ajo.

Sipas saj, vrasja ndodhi pasi disa mosmarrëveshjeve ndërmjet bashkëshortëve.

“Ka bisedu me menaxherën e rastit të tyre, i ka tregu që është duke pas probleme me ish – bashkëshorten, po i kthehet ajo prap, e diskutime të qiftit që ndodhin zakonisht. Edhe ka shku prap në shtëpi sepse në ora 15:00 ka pas me rikthy djalin në Qendër për Punë Sociale që me e mbajtë nëna, me marrë ajo. Kur ka dalë ai poshtë, e ka taku ish-bashkëshorten e tij, realisht partneren, sepse nuk kanë kurorë dhe të dy bashkë, janë ardhë në Qendrën për Punë Sociale dhe aty kanë fillu me bërtitë, me e fy bashkëshortja, bashkëshortin dhe ai e ka nxjerrë alltinë dhe e ka gjujtë. I plagosuri është vëllai i gruas”, ka thënë Rexhepi-Braha.

Ajo tha se vrasja ka ndodhur para objektit të kësaj qendre.

Në anën tjetër, mjeku kujdestar në Emergjencën Primare të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, gjatë prononcimit për “Betimi për Drejtësi”, tha se viktima ka vdekur në vend të ngjarjes, ndërsa i plagosuri është në gjendje stabile.

Lini një Përgjigje