Drejtuar të gjithë baballarëve që kanë vajza: Duajeni gruan ashtu siç dëshironi ta duan bijën tuaj!

Marrëdhënia midis babait dhe vajzës është një nga më të sinqertat që mund të ekzistojë, menjëherë pas asaj mes djalit dhe nënës, e cila sipas psikologjisë është absolutisht më autentike.
Baballarët ushqejnë xhelozinë e tyre të lindur ndaj vogëlusheve të tyre, veçanërisht kur vajza, tani një zonjushë, ballafaqohet me probleme të thyerjes së zemrës për herë të parë.
A do ta gjejë një djalë që e trajton siç duhet duke e respektuar atë si një grua mbi të gjitha?
Një nënë, nëna e një vajze, shkroi një letër drejtuar burrit të saj dhe në përgjithësi të gjithë baballarëve të vajzave. Mesazhi që del nga letra është i qartë dhe i drejtpërdrejtë: duhet t’i trajtoni gratë tuaja ashtu siç dëshironi që vajza juaj të trajtohet.
Në botën e sotme ka shumë forma dashurie, shumica e të cilave ngatërrohen me dashurinë: si duhet të jeni të sigurt se vajza juaj e di cila është dashuria autentike dhe e vetmja që duhet ndjekur?
Sipas blogeres dhe nënës JthreeNe, mënyra më efektive për ta kuptuar dashurinë e vërtetë të një vajze është të japim një shembull në shtëpi: t’i bëjmë ato të kuptojnë se si një burrë duhet ta trajtojë një grua, babai duhet të ketë respekt për gruan e tij.
Mesazhi me të cilin gruaja u drejtohet të gjithë burrave titullohet:
Drejtuar të gjithë meshkujve që kanë bijë: Thjesht të menduarit se vajza juaj ka një të dashur ju bën të çmendeni. Unë e di, edhe pse unë jam thjesht nëna e saj.
Engjëlli i vogël që solle në shtëpi dhjetë vite më parë, ndoshta do të ketë një “fiksim zemre” brenda dy viteve të ardhshme dhe një të dashur menjëherë më pas. Është e tmerrshme!
Megjithatë, lajmi i mirë është se ti ke mundësinë të demostrosh gjithçka që vajza jote duhet të pretendojë nga një mashkull.
Marrëdhëniet dhe martesat janë të vështira dhe ky do të jetë një mësim që vajza jote do ta mësojë një ditë. Ato janë sfida për këdo, madje edhe për ata me një zemër të mirë dhe me qëllimet më të mira.
Gjëja më e mirë (e cila është edhe më e vështira) që mund të bësh për vajzën tënde është t’i tregosh sesi duhet trajtuar një grua.
Duhet ta duash gruan, ashtu siç do të doje që ta donin vajzën tënde!
Vajza jote është shumë e ndjeshme dhe fatkeqësisht do të mësojë se çfarë është dashuria si nga filmat, shfaqjet televizive, revistat, mediat sociale dhe miqtë e saj.
Është shumë e mundshme se ajo që do të mësojë nga “jashtë shtëpisë” do të jetë shumë larg nga dashuria e duhur dhe e vërtetë.
Ti, dhe vetëm ti, mund të bësh që të mos ndodhë kështu.