Driton Selmanaj tregon tri arsye se pse abstenoi në votimin e rezolutës kundër referendumit të Serbisë në Kosovë

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ishte deputeti i vetëm që ka abstenuar në votimin e rezolutës që shpreh kundërshtimin e mbajtjes së votimeve në Kosovë për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.

Selmanaj, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se pse ka treguar se pse ka abstenuar në votim, duke thënë se kishte tri arsye për ta bërë një gjë tillë.

Postimi i plotë i Selmanajt:

“Sot vendosa të abstenoj në votimin e Rezolutës së propozuar nga Albin Kurti, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga ai.

Ishin tri arsye që motivuan abstenimin tim.

Arsyeja e parë:

Seanca e jashtëzakonshme ishte e panevojshme, e pakuptimtë dhe pa fije substance. Asnjëherë nuk ka nevojë që Kuvendi të mblidhet për t’ia kujtuar dhe rikujtuar detyrat kushtetuese që kanë institucionet tjera.

Detyrat kushtetuese për Kryeministrin, Presidentin dhe Kuvendin janë të shkruara dhe të përcaktuara me Kushtetutë, ato duhet zbatohen me detyrim nga të gjithë, pa pasur nevojë për rikujtim ndaj njëri tjetrit.

Arsyeja e dytë:

Kisha bindjen që kjo seancë ishte thirrur nga Albin Kurti për ta shpërnda një pjesë të përgjegjësisë vendimmarrëse nga pazotësia e tij për të marrë vendime në zbatim të detyrimeve kushtetuese.

Mungesa e integritetit të tij për të marrë vendime, futi në cirkun e tij krejt në mënyrë të pakuptimtë Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Arsyeja e tretë:

nga TaboolaRekomanduar
Mund t’ju interesojnë
Nuk do ta besoni kush i shkakton rrudhat, flet dermatologia me shumë vite eksperiencë.

Mënyra e menaxhimit të kësaj situate në relacion me partnerët tanë strategjikë me theks të veçantë me SHBA-të. Është hera e parë në historinë e re të Kosovës, që të gjitha vendet e QUINT-it të dalin kundër nesh. Kjo tregon që Albin Kurti me njerëzit e tij ka cenuar rëndë komunikimin dhe bashkëpunimin me ta. Pasojat e këtij mos bashkëpunimi do i shohim në ditët dhe muajt në vijim.

Kam bindjen që ky është vetëm fillimi.

Në fund dua të shpreh qëndrimin që sovraniteti dhe integriteti i Kosovës duhet të mbrohen me çdo kusht nga të gjithë ne.

Detyrimet kushtetuese dhe ligjore duhet të zbatohen pa asnjē mëdyshje.

Marrëdhëniet e mira me aleatët tanë duhet të ruhen si sytë e ballit”, ka shkruar Selmanaj.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të shtunën (15 janar) kanë miratuar një rezolutë që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.

Gjatë votimit të kësaj rezolute në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri, Albin Kurti, në sallë ishin të pranishëm 77 deputetë.

Për këtë rezolutë, nga deputetët nuk pati vota kundër, veçse një abstenim.

Rezoluta u propozua nga katër grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Grupit Multientik.